E goditi autobusi në rrugën Delvinë-Sarandë, burri ndërron jetë tek Trauma
Agim Vocka, 65-vjeçari që u përplas nga një autobus në aksin Delvinë-Sarandë, ka ndërruar jetë te spitali i Traumës në Tiranë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 65-vjeçari nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra. Viktima ishte duke ecur në këmbë, kur u përplas dje nga autobusi që drejtohej nga Vangjel Zoto. Ky i fundit fillimisht u largua nga vend ii ngjarjes, por më vonë u kap nga shërbimet e policisë së Delvinës. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com