Zjarri në Gurë-Lurë, dërgohen dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen
Në zonën e Gurë-Lurës në Dibër, vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive. Zjarri gjatë natës ka avancuar duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës. Ministria thotë se po zhvillohet një nga operacionet më të rëndësishme, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit. Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë, së bashku me shërbimin pyjor, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com