Mandati i tretë? Trump shuan dilemat: Do të doja, të gjithë ma kërkojnë, por s’ma lejon ligji i SHBA
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë në detyrë, duke pretenduar se ligji është “shumë i fortë” me një kufizim prej dy mandatesh. "Do të kandidoja me kënaqësi, por ligji është shumë i rreptë. Të gjithë më kërkojnë ta bëj, të gjithë duan që ta bëj, por ligji është shumë i rreptë.", tha Trump. Sipas Amendamentit të 22-të të Kushtetutës së SHBA-së, asnjë person nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë. Ai u ratifikua në vitin 1951, pjesërisht në përgjigje të zgjedhjes së Franklin D. Roosevelt për katër mandate. Trump është zgjedhur president dy herë, në vitin 2016 dhe 2024. Trump shërbeu tashmë si president nga viti 2017 deri në vitin...
Burimi:
zeri.ai