Trump “suprizohet me një dhuratë” nga Putin, ish-marinsi amerikan lirohet nga Rusia pas më shumë se katër vitesh në burg
Më pak se një javë pasi familja e tij paralajmëroi se ndodhej “në prag të vdekjes”, ish-marinsi amerikan Robert Gilman është liruar nga autoritetet ruse dhe po kthehet në Shtetet e Bashkuara së bashku me nënën e tij. Gilman, i cili kishte qëndruar në burg në Rusi për më shumë se katër vjet, raportohet se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk reagonte, ndërsa ushqehej përmes një sonde. Lirimi i tij u bë përmes një faljeje humanitare të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, pas përpjekjeve intensive diplomatike të administratës së Donald Trump. Ndryshe nga marrëveshjet e mëparshme mes Moskës dhe Uashingtonit, në këtë rast nuk pati shkëmbim të të burgosurve dhe Rusia nuk mori kompensim zyrtar. Zyrtarët amerikanë e cilësuan lirimin si një...
Burimi:
vizionplus.tv