30 orë nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë mjeken në Kolumbi

30 orë nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues/ Ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë mjeken në Kolumbi

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë, duke shkaktuar një katastrofë të rëndë humanitare. Të paktën 254 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar ose të zhdukur nën rrënoja. Një moment shprese është regjistruar në Cali, ku ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë mjeken Diana Troncoso, rreth 30 orë pas tërmetit shkatërrues. Sipas raportimeve, gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme. Ekipet e shpëtimit nga kryeqyteti Bogota janë dërguar në zonat më të prekura, duke iu bashkuar operacioneve për kërkimin e personave të mbijetuar në Cali dhe qytete të tjera. Situata mbetet kritike, ndërsa ekipet vijojnë punën pa ndërprerje në rrënojat e ndërtesave të shembura. Autoritetet lokale raportojnë se më shumë se 3,800 persona rezultojnë të zhdukur,...