Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt në Kurbin, arrestohen 3 persona, një në kërkim

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt në Kurbin, arrestohen 3 persona, një në kërkim

Tre persona janë arrestuar në Kurbin, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën e Patokut, ndërsa nuk pati persona të lënduar. Në pranga kanë rënë Gj. L., 67 vjeç, Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, si dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre. Të tre janë banues në Laç. Në kërkim është shpallur V. Gj.(L.), 35 vjeç, djali tjetër i 67-vjeçarit. Sipas hetimeve, të dyshuarit, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me kushëririn e tyre, P. L., 38 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin ai po lëvizte. Pas të...