Gara e porteve në Adriatik/ Shqipëria mbetet jashtë loje pavarësisht pozicionit strategjik
Ndërsa Mali i Zi po përgatit portin e Barit për një rol më të madh në tregtinë e Adriatikut dhe po investon në lidhjen hekurudhore me Serbinë dhe Europën Qendrore, Shqipëria, të paktën për momentin, duket larg një gare të ngjashme portuale. Kontrasti është edhe më i dukshëm po të shihet ecuria e dy vendeve drejt Bashkimit Europian. Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktualisht dy vendet që udhëheqin procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor, me Podgoricën më të avancuar dhe Tiranën pas saj. Një analizë e fundit e “Monitor” mbi zgjerimin e BE-së evidentonte pikërisht se dy vendet kanë shkëputur ritmin nga pjesa tjetër e rajonit. Por afrimi institucional me BE-në nuk po shoqërohet me të njëjtën shpejtësi në infrastrukturën strategjike. Projekti kryesor që...
Burimi:
syri.net