Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave
Të ardhurat doganore vijuan rritjen në korrik, të mbështetura kryesisht nga karburantet, ndërsa kontribut pozitiv dhanë edhe gazi, tekstilet dhe eksportet e naftës bruto e mineraleve. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë korrikut 2026 u mblodhën 23.5 miliardë lekë, rreth 223 milionë lekë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Një nga zërat me kontributin më të lartë ishte TVSH-ja, të ardhurat nga e cila u rritën me rreth 108 milionë lekë. Brenda kësaj kategorie spikat karburanti i importuar, me rreth 619 milionë lekë më shumë krahasuar me korrikun 2025. Rritje u regjistrua gjithashtu nga gazi, me rreth 111 milionë lekë, dhe nga veshjet e tekstilet, me rreth 107 milionë lekë. Edhe të ardhurat nga akciza neto...
Burimi:
javanews.al