Skandali i 45 milionë eurove, si Leonidha Çobo përfitoi përmes kompanisë së vëllait, “Tea Co” faturoi shuma…
Në korrik të vitit 2025, Prokuroria e Fierit njoftoi publikisht se ishin lëshuar urdhër-arreste për drejtues e ish-drejtues të kompanisë private, “Bankers Petroleum”, në vijim të një hetimi për “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”. Prokuroria tha gjithashtu në atë kohë se “Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan, ndërkohë janë ekzekutuar edhe 7 masa të tjera sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Fierit. Prokuroria bëri me dije se pesë persona, kryesisht me shtetësi të huaj, janë shpallur në kërkim”. Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania Bankers Petroleum dhe drejtuesit e saj ishin përgjegjës për shmangie të detyrimeve në “miliona euro”. “Nga hetimi...
Burimi:
sot.com.al