Kërcënimi iranian detyroi Trumpin të ndërrojë avionin / Presidenti: Ndjek udhëzimet e Shërbimit Sekret

Kërcënimi iranian detyroi Trumpin të ndërrojë avionin / Presidenti: Ndjek udhëzimet e Shërbimit Sekret

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se muajin e kaluar ndërroi në mënyrë të fshehtë avionin me të cilin po largohej nga samiti i NATO-s në Turqi, pas një kërcënimi të mundshëm ndaj tij. Trump tha se vendimi u mor nga Shërbimi Sekret dhe ushtria amerikane, të cilët i kërkuan të udhëtonte me një avion tjetër. “Unë zgjedh Shërbimin Sekret dhe ushtrinë. Ata donin që unë të udhëtoja me një fluturim tjetër, një aeroplan tjetër. Thjesht duhet të bëj atë që thonë ata”, u tha Trump gazetarëve. Sipas raportimeve të mediave amerikane, më 8 korrik Trump u pa duke hipur në Air Force One në aeroportin e Ankarasë, ndërsa kamerat televizive filmonin largimin e tij. Megjithatë, presidenti nuk qëndroi në avion. Ai u nxor në...