Shkencëtarët zbulojnë lidhjen zorrë-tru që mund të ndihmojë në luftën kundër demencës

Shkencëtarët zbulojnë lidhjen zorrë-tru që mund të ndihmojë në luftën kundër demencës

Një nerv që lidh stomakun me kokën është një kanal që përcakton mënyrën se si njerëzit kujtojnë të kaluarën, ka zbuluar një ekip shkencëtarësh me bazë në SHBA, në një studim që mund të ndihmojë të shpjegohet jo vetëm se si funksionon kujtesa, por edhe se si dieta ndikon në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si Alzheimeri. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore (USC) kanë zbuluar prova se nervi vagus, i cili prej kohësh dihet se kontrollon tretjen dhe ndjesinë e urisë, përcjell sinjale nga zorrët drejt hipokampusit,“një pjesë e trurit kritike për të nxënit dhe kujtesën”, sipas ekipit. Në një studim të bazuar në teste me minj dhe të botuar në revistën Nature Communications, ekipi i USC-së thotë se ngrënia nxit çlirimin e një...