Fatura e kripur e koncesioneve rrugore, 5.5 mln euro në vit vetëm për mbikëqyrjen e kontratave
Në Ministrinë e Financave ka nisur puna për përgatitjen e parashikimeve buxhetore afatmesme 2027–2029, por hulumtimet ndërmjet disa zërave, kryesisht në investimet publike, duket se tregojnë mbivlerësime dhe nënfinancime në disa zëra të sektorit të transportit rrugor. Për shembull, në tabelat e zërave të investimeve që Ministria e infrastrukturës i ka dorëzuar Ministrisë së Financave, për vitin 2027 janë planifikuar të financohen rreth 514 milionë lekë, ose rreth 5.5 milionë euro, për shërbime inxhinierike të pavarura ndaj kontratave koncesionare, ndërsa për emergjencat dhe rrëshqitjet në rrugë që tashmë janë bërë rutinë janë vetëm 42 milionë lekë, ose 400 mijë euro. Për shembull, për kontratën PPP që ka ndërtuar 18 kilometrat Thumanë–Kashar, qeveria paguan 85 milionë lekë për shërbime inxhinierike ndaj koncesionit, gati 900 mijë euro....
Burimi:
syri.net