Zjarr djeg banesën në Libohovë, familja mbetet në qiell të hapur
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Krakull” të Libohovës, në pronësi të familjes Çaushi. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga soba e gatimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
Burimi:
syri.net