Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Në Qarkun e Dibrës sot në 12 gusht është aktive vetëm një vatër zjarri në Lurë. Kjo vatër vijon prej dy ditësh brenda Parkut Kombëtar të Lurës dhe ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyje me pisha e bredha, raporton gazetari i Klan News Neki Feta. Ditën e djeshme janë angazhuar rreth 100 forca të Bashkisë, Emergjencave, zjarrfikës dhe vullnetarë. Në ndihmë kanë qenë edhe dy helikopterë, por situata vijon të përkeqësohet. Zjarri gjatë natës ka avancuar, duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës. Ditën e sotme kanë mbërritur edhe 40 forca ushtarake të batalionit të mbështetjes. Pritet sërish ndërhyrja nga ajri, për të vënë nën kontroll situatën, pasi situata është e vështirë, si pasojë e mungesës së...