Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, ndodhet në Imbros, me rastin e festimeve për 65-vjetorin e hirotonisjes në gradën klerikale të Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij Bartholomeut. Në ceremonitë e zhvilluara me këtë rast merr pjesë edhe Patriarku i Aleksandrisë dhe i Gjithë Afrikës, Fortlumturia e Tij Theodori II. Sipas njoftimit, më 13 gusht, tre primatët ortodoksë do të bashkëmeshojnë në Imbros, ishulli ku ka lindur Patriarku Ekumenik Bartholomeu. Pjesëmarrja e tre krerëve të rëndësishëm të Kishave Ortodokse në këtë kremtim i jep një rëndësi të veçantë përvjetorit të Patriarkut Bartholomeu, i cili shënon 65-vjetorin e hirotonisjes së tij në gradën klerikale.