Shqipëria drejt tkurrjes! INSTAT: Vetëm 218 lindje më shumë se vdekjet në tremujorin e dytë
Demografia e vendit vijon të japë sinjale alarmi. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt një ngadalësimi të theksuar të rritjes së popullsisë. Gjatë muajve prill, maj dhe qershor, në të gjithë territorin e vendit u regjistruan 5,083 lindje, duke shënuar një rënie prej 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, numri i vdekjeve ka pësuar një ulje prej 3.7%, duke u regjistruar në kuotën e 4,865 humbjeve të jetës. Megjithatë, diferenca mes tyre, e njohur si shtesa natyrore, ka zbritur në vetëm 218 persona. Kjo do të thotë se, pa llogaritur faktorin e emigracionit, popullsia e Shqipërisë është shtuar natyrshëm me më pak se...
Burimi:
javanews.al