Pse tërmeti në Kolumbi ishte i pazakontë, Paralajmërimi: Toka mund të vazhdojë të dridhet për muaj

Pse tërmeti në Kolumbi ishte i pazakontë, Paralajmërimi: Toka mund të vazhdojë të dridhet për muaj

 “Askush nuk priste një tërmet me këtë forcë në Kolumbi”, deklaroi Fabio Florindo, president i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), duke komentuar tërmetin me magnitudë 7.4 që goditi veriperëndimin e vendit. Sipas tij, edhe pse rajoni është i njohur për aktivitet të lartë sizmik, një ngjarje e tillë mbetet e pazakontë. “Është e vërtetë që toka lëkundet shpesh dhe se e gjithë bregdeti perëndimor i Amerikës së Jugut konsiderohet zonë kritike. Por që nga viti 1950, brenda një rrezeje prej 250 kilometrash nga epiqendra e këtij tërmeti, janë regjistruar vetëm dy tërmete me të njëjtën ose më të madhe magnitudë. Prandaj e konsiderojmë këtë një ngjarje anormale”, tha ai. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS) thellësia e tërmetit, rreth 100 kilometra nuk ka...