Çfarë mban një infermier gjithmonë në shtëpi
Të shohësh fshehurazi brenda dollapit të ilaçeve të dikujt nuk është aspak e hijshme. Por kur vetë infermierët tregojnë se cilat produkte nuk u mungojnë kurrë në shtëpi, përgjigjet bëhen interesante. “The Washington Post” ka pyetur disa infermierë dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor se cilat janë produktet që mbajnë gjithmonë në shtëpi dhe tek të cilat drejtohen për shqetësimet e zakonshme shëndetësore. Në listën e tyre gjenden produkte shumë të zakonshme, disa prej të cilave mund të jenë tashmë në shtëpitë e shumë njerëzve. Fedline Lysius, infermiere klinike, thotë se mban një jastëk ngrohës, të cilin e përdor për tensionin muskulor, ngërçet, dhimbjen e shpinës dhe ngurtësimin që lidhet me stresin. Ajo përdor gjithashtu rula me vajra aromatikë për të lehtësuar dhimbjet e kokës nga...
Burimi:
vizionplus.tv