Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut/ Nga qershori deri më sot 21 persona në pranga, 68 në akuzë
Pamjet apokaliptike në malin e Krujës tregojnë shkatërrimin e lënë pas nga zjarri i nisur të shtunën, më 8 gusht, flakë që u ndezën nga dora e njeriut, duke bërë që banorët e Krujës të kalonin një natë tmerri, mes flakëve që rrezikuan seriozisht banesat e tyre. Një 73-vjeçar u arrestua por më pas u la i lirë pasi prokuroria e konsideroi ndalimin e paligjshëm për shkak të mungesës së provave. Një tjetër i moshuar, këtë herë në Tiranë Sami Alliu në dy ditë të ndryshme, njëra pas tjetrës, dyshohet se ndezi me vetëdije dy zjarre, një në Lundër dhe tjetrin në Shkozë. Edhe ai u arrestua nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme. Këto janë vetëm dy nga rastet e arrestimeve gjatë këtij sezoni zjarresh....
Burimi:
sot.com.al