Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Përkeqësohet situata e zjarrit në fshatin Abazaj të Krujës ku vatra u riaktivizua ditën e sotme (11 gusht) dhe era favorizon ndjeshëm flakët. Sipas raportimeve nga terreni, zjarrfikëset e kanë të pamundur të hyjnë në zonën e prekur nga zjarret, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen nga ajri me helikopter. Shkak është terreni i vështirë dhe i thepisur dhe mungesa e infrastrukturës. Pranë kësaj zone ndodhen edhe banesa të cilat rrezikohen nga flakët.