Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis raportohet se ka përfunduar në spital. Sipas mediave helene, Mitsotakis është trajtuar në një spital në qytetin e Hanias në Kretë për lëndime të lehta të pësuara gjatë një aksidenti me biçikletë. Mitsotakis vizitoi klinikat ambulatore të spitalit pasi pësoi lëndime në krah dhe gërvishtje, iu dha ndihma e parë dhe u largua.
Burimi:
argjiroja.net