“Si ta kuptojmë shtetin personal?”/ Ironizon, Tabaku: Ligje me porosi për KAYON, asnjë zgjidhje për fermerët

“Si ta kuptojmë shtetin personal?”/ Ironizon, Tabaku: Ligje me porosi për KAYON, asnjë zgjidhje për fermerët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po aplikon politika fiskale që favorizojnë kompani KAYO, ndërsa fermerët dhe blegtorët përballen me barrë të lartë fiskale. Në një reagim publik, Tabaku sjell si shembull një nismë të fundit të qeverisë për të përfshirë në listën e makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja edhe pajisjet që përdoren ose do të përdoren nga kompania KAYO. Sipas deputetes demokrate, ndërkohë që për kompanitë e lidhura me investime pranë qeverisë gjenden shpejt lehtësime fiskale, fermerët dhe blegtorët kanë kërkuar prej kohësh uljen ose lehtësimin e TVSH-së për bujqësinë, por kërkesa e tyre është refuzuar. Tabaku thekson se bujqësia përbën rreth 15% të PBB-së dhe punëson një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, ndërsa sektori po përballet me vështirësi të...