Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagojnë dhe SHBA-të: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pjesë e domosdoshme e stabilitetit!

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagojnë dhe SHBA-të: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pjesë e domosdoshme e stabilitetit!

Pas Bashkimit Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se “paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara”. “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Më 9 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Ai e lidhi këtë ide me prishjen e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Deklarata shkaktoi reagime të forta nga...