“Lumë’ makinash nga Europa drejt bulevardit”/ Aktivisti zbulon detajet e protestave më 14, 15 dhe 16 gusht: Diaspora…
Aktivisti Edison Lika ka zbuluar detaje lidhur me organizimin e protestave në kryeqytet, duke konfirmuar se gjatë datave 14, 15 dhe 16 gusht do të ketë një pjesëmarrje masive të diasporës shqiptare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar rezistencës qytetare. I ftuar në nje studio televizive, Lika theksoi se mbështetja e diasporës ka qenë e jashtëzakonshme që nga ditët e para të qëndresës, ku bashkëatdhetarët janë organizuar paralelisht edhe në vendet ku jetojnë. Ai u shpreh se kjo protestë është shtrirë edhe jashtë kufijve, ku sipas informacioneve është protestuar në më shumë se 70 qytete të ndryshme në të gjithë Perëndimin. Sa i përket datave simbolike 14, 15 dhe 16 gusht, Lika zbuloi se shqiptarët e diasporës janë vetë-organizuar me udhëtime tokësore në...
Burimi:
sot.com.al