“Rama jepe dorëheqjen”/ Protesta qytetare kundër qeverisë në ditën e 73-të, qytetarët ‘zbarkojnë’ sot në shesh
Mbahet sot protesta e 73-të kundër qeverisë. Qytetarët ashtu si në ditët e tjera pritet të mblidhen rreth orës 19:30 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbahen dhe fjalimet nga protestuesit. Prej më shumë se dy muajsh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike. Krahas thirrjeve dhe fjalimeve qytetarët në protestë mbajnë dhe pankarta me mesazhe kundër të gjithë klasës politike në vend.
Burimi:
sot.com.al