Protesta e 73-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Kërkohet dorëheqja e Ramës
Protesta qytetare në Tiranë vijon këtë të martë, duke shënuar ditën e 73-të të mobilizimit të njëpasnjëshëm kundër qeverisë. Mijëra protestues janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, qytetarët kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë dëgjohen thirrje kundër qeverisë, ndërsa protesta pritet të vijojë përpara godinës së Kryeministrisë me fjalime dhe denoncime mbi situatën politike në vend. Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar mobilizimin qytetar, duke deklaruar se do të qëndrojnë në protestë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për dorëheqjen e Ramës.
Burimi:
syri.net