Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet
Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik një projektligj tërësisht të ri që do të rregullojë procedurat e blerjeve dhe tenderave në sektorët strategjikë të vendit. Drafti i ri “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” synon të shfuqizojë dhe zëvendësojë plotësisht ligjin aktual nr. 36/2020, për ta përafruar atë me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Nga amendament, në një ligj tërësisht të ri Sipas relacionit shoqërues, nisma nisi fillimisht si një paketë e thjeshtë amendamentesh për të ndryshuar ligjin ekzistues. Megjithatë, pas konsultimeve me shërbimet e Komisionit Evropian dhe vlerësimit të bërë nga Programi SIGMA (një nismë e përbashkët e BE-së dhe OECD-së), u evidentua nevoja për ndërhyrje të thella. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësuan se kuadri shqiptar përputhej vetëm pjesërisht me Direktivën 2009/81/KE....
Burimi:
javanews.al