Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Një aksident dramatik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Kastriot” të Fierit, me pasojë një person të plagosur. Ngjarja u shënua pranë shkollës “Janaq Kilica”, ku një automjet është përplasur me një person që lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B. Drejtuesi i biçikletës është marrë nga ambulanca dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet informacioni nga spitali për gjendjen e të aksidentuarit dhe veprimet e mëtejshme procedurale.