SHBA reagojnë pas deklaratave të Vuçiçit për Ibrin: Duhet normalizimi Kosovë-Serbi

SHBA reagojnë pas deklaratave të Vuçiçit për Ibrin: Duhet normalizimi Kosovë-Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit SHBA- SHBA-ja ka reaguar pas deklaratës të presidentit serb Aleksandër Vuçiç me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Për Radion Europa e Lirë, Departamenti i Amerikan i Shtetit  tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Ai e lidhi këtë ide me prishjen e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Deklarata shkaktoi reagime të forta nga zyrtarët kosovarë dhe...