“Do t’ju shterojë ujin”/ Vuçiç kërcënoi me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, Berisha: Sinjal alarmi për Kosovën

“Do t’ju shterojë ujin”/ Vuçiç kërcënoi me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, Berisha: Sinjal alarmi për Kosovën

berisha-vucic TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se do të ndryshojë rrjedhën e Lumit Ibër, duke shteruar ujin ndaj Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha i ka cilësuar deklaratat e Vuçiç si një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Berisha thekson se Partia Demokratike e dënon me forcë një kërcënim të tillë, i cili, sipas tij, vjen si pasojë e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Postimi i plotë i Berishës: Do t’ju shterojë uijn!Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është...