Reforma territoriale, Ilir Meta kundër shkrirjes së Fushë-Arrëzit: Po goditet bashkia e drejtuar nga opozita
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar të martën për reformën e re territoriale, duke kundërshtuar çdo mundësi që Bashkia e Fushë-Arrëzit të preket nga ndryshimet e rekomanduara nga socialistët. Në një postim në rrjete sociale,Meta pretendon se propozimi për shkrirjen e Fushë-Arrëzit nuk lidhet me riorganizimin territorial, por me goditjen e një bashkie që, sipas tij, ka pasur sukses në administrim nën drejtimin e kryetarit Hil Curri. Meta shprehet se Fushë-Arrëzi është një bashki me potencial të madh zhvillimi dhe pretendon se prekja e saj synon shpopullimin e zonës për t’u hapur rrugë, sipas tij, “grabitqarëve të ‘Paketës së Maleve'”. Ai vlerëson punën e administratës vendore dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon ta godasë këtë bashki, ndërsa thekson se Fushë-Arrëzi meriton...
Burimi:
sot.com.al