Tabaku akuzon qeverinë: Lehtësi për kompanitë, tvsh për fermerët
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po ndjek politika fiskale selektive, të cilat sipas saj favorizojnë një numër të kufizuar kompanish, ndërsa nuk ofrojnë të njëjtin trajtim për sektorët e gjerë të ekonomisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku ka marrë si shembull kompaninë KAYO, duke pretenduar se përfshirja e makinerive të saj në listën e pajisjeve të përjashtuara nga TVSH-ja përbën një lehtësi fiskale të posaçme. Deputetja demokrate e ka cilësuar këtë rast si një tjetër shembull të asaj që ajo e quan “shtet personal”, duke rikthyer në debat edhe akuzat për politika dhe ligje të hartuara në favor të interesave të caktuara. Sipas Tabakut, prej më shumë se një mandati fermerët dhe blegtorët kanë kërkuar lehtësime në trajtimin...
Burimi:
ntv.al