Alarm për zjarret, IGJEO: Rrezik i lartë në pjesën më të madhe të Shqipërisë
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar për rrezik të lartë të përhapjes së zjarreve në pyje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, veçanërisht në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, rreziku klasifikohet si “i lartë” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet Kukës, Dibër dhe Vlorë niveli i rrezikut pritet të jetë përgjithësisht “i moderuar”, megjithatë në disa zona të lokalizuara ai mund të arrijë nivelin e lartë. Konkretisht, IGJEO veçon zonën qendrore të Kukësit, jugperëndimin e Dibrës dhe verilindjen e Vlorës. Sipas institutit, rreziku pritet të jetë edhe më i lartë gjatë ditës së mërkurë, 12 gusht. Kushtet atmosferike pritet ta favorizojnë përhapjen e vatrave të zjarrit. Për pasditen e sotme dhe ditën...
Burimi:
ntv.al