“Rrezikohen banesat”/ Përkeqësohet situata me flakët në Krujë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Situata me flakët në zonën e Abazajt në Krujë raportohet se vijon të përkeqësohet. Sipas raportimeve nga terreni, zjarrfikëset e kanë të pamundur të hyjnë në zonën e prekur nga zjarret, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen nga ajri me helikopter. Sakaq, pranë kësaj zone ndodhen edhe banesa të cilat rrezikohen nga flakët.
Burimi:
sot.com.al