E mërkura e “ferrit”/ Nesër pritet të jetë dita më e nxehtë, ja sa pritet të shënojë termometri
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit. Dita e nesërme pritet të shënojë dhe temperaturat më të larta të muajit gusht, dhe më pas pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë normalitet. Sa i takon ditës së mërkurë termometri pritet të arrijë deri në 41 gradë celcius në vlerën maksimale dhe 17 gradë në atë minimale. Qytetet ku pritet të jetë më nxehtë janë Elbasani dhe Berati, ndërsa më pas vijnë Tirana, Fieri dhe Shkodra. Ndërkohë temperaturat minimale pritet të arrijnë deri ne 17 rgadë celcius. Era...
Burimi:
sot.com.al