Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm
Pas Bashkimit Evropian, një reagim ka ardhur edhe nga SHBA në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, e cila shkaktoi reagime të shumta. Departamenti Amerikan i Shtetit tha për REL se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara. “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i DASH. Më herët, Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Anita Hipper, tha se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve...
Burimi:
gijotina.com