Zhupa: Saranda e Ksamili pa ujë në kulmin e sezonit turistik
Në kulmin e sezonit turistik, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar krizën e furnizimit me ujë në Sarandë dhe Ksamil. Përmes një reagimi publik, Zhupa e cilëson situatën si “turizmi i boteve”, duke theksuar se banorët, bizneset dhe turistët janë detyruar t’u drejtohen bidonëve dhe boteve për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Ajo thekson se, pavarësisht se Saranda është e rrethuar nga burime ujore, ndër vite ka munguar investimi serioz në infrastrukturën e ujësjellësit, duke e kthyer problemin e ujit në një krizë që dëmton imazhin e destinacionit, ekonominë lokale dhe cilësinë e turizmit. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Turizmi i boteve me ujë, Sarandë e Ksamil, 2026! Kjo është pamja që shikon kudo në...
Burimi:
gijotina.com