Lamallari: Teknologjia, aleati kryesor i policisë për sigurinë rrugore
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga kontrollet në rrugë, ku teknologjia po përdoret për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit. Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari thekson se teknologjia është një prej mjeteve kryesore në dispozicion të Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas ministrit, radarët, dronët dhe automjetet inteligjente mundësojnë monitorimin e vazhdueshëm të lëvizjes në rrugë dhe evidentimin e shpejtësisë, shkeljeve dhe sjelljeve që mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve. Lamallari e lidh nevojën për forcimin e kontrolleve edhe me rritjen e numrit të turistëve dhe, rrjedhimisht, të qarkullimit të automjeteve në vend. “Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia”, shkruan ministri, duke shtuar se...
Burimi:
ntv.al