Kurti: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme në Kosovë
Pas takimit në Washington DC në shtator të vitit 2025, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot senatoren Joni Ernst, një ndër avokueset më të zëshme për Kosovën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit, Kurti e falënderoi Senatoren Ernst për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në thellimin e partneritetit midis dy shteteve tona. Kryeministri në detyrë e informoi senatoren për progresin e dukshëm që Kosova ka shënuar në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë. "Ai e ritheksoi qëndrimin e Qeverisë, që Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në...
Burimi:
syri.net