‘Projekt për të zgjatur pushtetin e Ramës’/ Koka: PS po përdor reformën territoriale për të amortizuar mllefin e qytetarëve

‘Projekt për të zgjatur pushtetin e Ramës’/ Koka: PS po përdor reformën territoriale për të amortizuar mllefin e qytetarëve

I ftuar në edicionin e orës 16:00 në SYRI TV, gazetari Bledian Koka deklaroi se protestat e qytetarëve kundër reformës së re territoriale tregojnë ndërgjegjësimin e tyre për pasojat që mund të sjellë ndryshimi. Koka tha se shumica e zonave që po protestojnë drejtohen nga Partia Socialiste dhe se banorët e kanë përjetuar dështimin e reformës së vitit 2014, e cila sipas tij solli largimin e shërbimeve dhe përshpejtoi shpopullimin. “Qytetarët nuk e hanë sapunin për djath”, u shpreh Koka, duke theksuar se bashkimi i bashkive nuk garanton automatikisht shërbime më të mira. Sipas gazetarit, reforma e re është një përllogaritje elektorale e Edi Ramës për të amortizuar pakënaqësinë në zona ku vota e socialistëve është lëkundur. Koka argumentoi se edhe propozimi i PD-së synon...