Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike!
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, pas deklaratave të tij lidhur me lumin Ibër dhe çështjen e Kosovës. Në reagimin e saj, Dhuka thekson se Rezoluta 1244 nuk rivendosi sovranitetin serb mbi Kosovën, ndërsa sjell në vëmendje edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ajo u shpreh gjithashtu se një lumë nuk duhet të përdoret si instrument presioni politik apo gjeopolitik. Deklarata e Majlinda Dhuka Më ndjeni për ndërhyjen, por, duke qenë se jam pashmangshmërisht juriste, nuk mund të rri “duarkryq” teksa shoh nevojën e qartë për një rifreskim të kujtesës, ndërkohë që kolegu im, Ministri i Serbisë për Integrimin Evropian tani sjell metaforën e kështjellës...
Burimi:
vizionplus.tv