Koçeku akuzon qeverinë për zjarret: U kujdesët për “Paketën e Maleve”, por po digjet pasuria e vendit
Deputetja e pavarur, e larguar tashmë nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin nga veriu në jug. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar mënyrën sesi institucionet po përballen me emergjencat. Duke u ndalur te rastet e Lurës, Krujës, Mallakastrës, Fushë-Arrëzit dhe Orenjës, Koçeku tha se pavarësisht nëse zjarret janë të qëllimshme apo aksidentale, dëmi ndaj natyrës dhe parqeve kombëtare mbetet i njëjtë. Deputetja kritikon gjithashtu prioritetet e qeverisë, duke iu referuar “Paketës së Maleve”, ndërsa argumenton se mbrojtja e pasurisë natyrore duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Reagimi: Zjarret e kanë mbërthy këtë vend, prej jugut në veri. Lura, Kruja, Mallakastra, Fushë-Arrëzi, Orenja… Disa thonë se janë të qëllimshme, disa...
Burimi:
gijotina.com