“Boll më me Ramën e Berishën”/ Dita e 73-të e protestës, emigranti nga Italia: Nuk gjejmë dot të drejtat, këtu ka…

“Boll më me Ramën e Berishën”/ Dita e 73-të e protestës, emigranti nga Italia: Nuk gjejmë dot të drejtat, këtu ka…

Qytetarët janë mbledhur sërish sot për të zhvilluar protestën e 73-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, duke konfirmuar vijimësinë e qëndresës qytetare në rrugët e kryeqytetit. Pjesë e tubimit të sotëm janë bërë edhe mjaft bashkëatdhetarë të kthyer nga diaspora për t’iu bashkuar protestës. Një prej tyre, i ardhur posaçërisht nga Italia, ka marrë fjalën duke shprehur revoltën e thellë për mungesën e së drejtës dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend: “Kam ardhur nga Italia, kemi shumë kohë në protestë. Na shkelin me këmbë, nuk gjejmë dot të drejtat tona. Duam drejtësi ndaj kësaj qeverie. Me Ramën dhe Berishën nuk duam të merremi më! Këtu është një korrupsion i padëgjuar kurrë!”