Revolta masive qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen

Revolta masive qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në kuadër të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas grumbullimit në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, në të njëjtën mënyrë si në ditët e mëparshme të protestës. Kjo është protesta e 73-të që zhvillohet kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën edhe në ditët në vijim, ndërsa pritet që tubimet të marrin përmasa më të mëdha me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora.