Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në rastin e ndërtimit të një objekti 5-katësh pa leje në Himarë, i cili u shemb nga IKMT. Pas ngjarjes, Policia e Shtetit kreu veprimet e para procedurale dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e objektit. Nga hetimet e AMP-së rezulton se në këtë rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë. Konkretisht, katër punonjës të Policisë së Shtetit po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të ndaluarit janë të arrestuar – Emiljano Prenga, me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, më parë Shef i Krimeve në Volum...