Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në katin e gjashtë të hotel “Radisson” në kryeqytet, duke shkaktuar panik të përkohshëm. Situata është vënë shpejt nën kontroll nga shërbimet e emergjencës. Sipas burimeve nga terreni, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik në njërën prej pajisjeve të kondicionerit në këtë kat. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur izolimin e vatrës pa lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve në ambientet e tjera të godinës. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.