Zjarri përfshin katin e pestë të një pallati në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në katin e pestë të një pallati në qendër të qytetit të Sarandës, përballë ish-shtëpisë së lindjes. Banesa ku ka rënë zjarri përdorej për lavanderi. Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet zjarrfikëse dhe kanë bërë shuarjen e zjarrit duke penguar kështu përhapjen e tij në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë masë elektrike. Po hetohet për të zbardhur shkakun e rënies të këtij zjarri.
Burimi:
sot.com.al