“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i Autoriteteve Lokale për Vizion Plus: Të ruhet autonomia vendore

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i Autoriteteve Lokale për Vizion Plus: Të ruhet autonomia vendore

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës kërkon nga Shqipëria që reforma e re territoriale të forcojë demokracinë lokale dhe autonominë vendore, duke theksuar se konsultimi efektiv me komunitetet lokale është një element qendror i këtij procesi. “Vizion Plus” iu drejtua zyrtarisht Kongresit të Autoriteteve Lokale për t’i pyetur në lidhje me hartën e re me 46 bashki, që mazhoranca socialiste publikoi në fund të muajit korrik; dhe dy raportuesit për situatën e demokracisë lokale në Shqipëri, Anders Knape nga Suedia dhe Sören Schumacher nga Gjermania, sqaruan pozicionin e tyre në lidhje me këtë reformë që pritet të miratohet në vjeshtë. Së pari, raportuesit theksuan se numri i bashkive është kompetencë e Shqipërisë. “Dëshirojmë të sqarojmë se nuk është roli ynë të...