‘Do t’ju shterojë ujin!’ Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, ndaj Kosovës
Lideri i opozitës, Sali Berisha, e konsideron ‘kërcënim të hapur çnjerëzor’ deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër . "Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon' thuhet në një reagim në facebook të liderit të opozitës. Më tej në reagimin në facebook Berisha thotë se kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj “dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj"
Burimi:
syri.net