Koreja e Jugut arreston dy ish-ushtarakë kinezë, dyshohen për spiunazh

Koreja e Jugut arreston dy ish-ushtarakë kinezë, dyshohen për spiunazh

 Policia e Koresë së Jugut ka arrestuar dy kinezë, ish-ushtarakë, të dyshuar për përgjimin e komunikimeve ushtarake dhe sigurimin e informacionit të klasifikuar mbi stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së. Sipas mediave koreano-jugore, njëri prej të dyshuarve, rreth të 60-ave, dhe një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA), dyshohet se kanë udhëtuar disa herë drejt Koresë së Jugut me viza turistike. Ata akuzohen se kanë përgjuar komunikimet mes avionëve luftarakë dhe kullave të kontrollit të trafikut ajror. Policia Provinciale Gyeonggi Nambu bëri të ditur se njëri prej të dyshuarve qëndronte në një hotel pranë një aeroporti në qytetin e Gunsanit, në jugperëndim të vendit. Vizitat e tij në Korenë e Jugut nisën në janar të vitit 2024 dhe dyshohet...